Zgjedhjet e ditës së sotme do të monitorohen nga 1500 vëzhgues vendas e të huaj. Veç 250 vëzhgueseve afatshkurtër dhe 27 afatgjatë të OSBE/ODIHR-it, vëzhgues do të kenë edhe disa ambasada, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada britanike apo ambasada italiane.
Numrin më të madh të monitoruesve do ta ketë OSBE/ODIHR me 250 të tillë.
20 vëzhgues dhe 19 përkthyes të përzgjedhur nga selia diplomatike e SHBA do të monitorojnë këtë proces, 4 vëzhgues të shoqëruar nga 4 përkthyes vendas do të kenë respektivisht ambasada britanike dhe ajo italiane.
Edhe delegacioni i Bashkimit Europian do të këtë 4 vëzhgues të shoqëruar nga 4 përkthyes.
Interes kanë shprehur dhe një numër i madh gazetarësh të huaj që janë akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për shkak se ky proces ka marrë një vëmendje të madhe, si pasojë e bojkotit që opozitës.
Të hënën bazuar në të dhënat e mbledhura nga vëzhguesit, OSBE /ODIHR do të paraqesë edhe raportin paraprak për këto zgjedhje.