Kryesore Rama, batuta me gazetarët: A mund të ma hapni rrugën?! Nuk më...

Rama, batuta me gazetarët: A mund të ma hapni rrugën?! Nuk më tundoni dot!

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel.

Në një prononcim për median Rama tha se sot është ditë historike pasi konfirmon  një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet.

Rama është rezervuar ti përgjigjet pyetjeve se çfarë do të ndodhë nesër, nëse do të nisë dialogu me opozitën apo dhe çfarë do të ndodhë me 13 tetorin duke bërë batuta me gazetarët të cilët po insistonin ti merrnin një përgjigje.

Prononcimi për median:

Gazetarët: Sapo shkëmbyet një batutë me komisionerët, bashkëshortja majtas unë djathtas kjo do të thotë që keni votuar për kandidatin e Bindjes Demokratike?

Edi Rama: Sot është shumë herë më e rëndësishme Shqipëria dhe mësimi historik që kjo ditë do i japë të gjithëve sesa vota për njërin apo tjetrin që është e fshehtë. Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton tia marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër vec atij me turp e dështim. 

Gazetarët: A është e rëndësishme pjesëmarrja?

Edi Rama: Sot është e rëndësishme që çdo qytetar në vend të votojë ose jo, por tTë respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose për të mos votuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme sot. Prandaj thashë historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër sesa zgjedhje për kryetarët e këshillat e rinj të bashkive janë zgjedhje për Shqipërinë  që duam për fëmijët tanë.

Gazetarët: A  jeni i bindur se do ti merrni të 61 bashkitë e vendit  

Edi Rama:  Jam i bindur se sot në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti politike as politikan. Kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund ti bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për të pasur një shtëpi të përbashkët ku fëmijët tanë të rriten ashtu sic e meritojnë”

Gazetarët: Po me 13 tetorin çfarë do të ndodhë? A do të shkoni në zgjedhje të parakohshme?

Edi Rama: Jam në paqe me ju,nuk më tundoni dot…. ju dua shumë`jeni më të mirët.

Gazetarët: A ndjeni ndjesine si ishte të votoje në kohën e komunizmit pas kaq vitesh. Thate që jeni në paqe me median

Edi Rama: A mund të ma hapni pak rrugën. Akoma nuk e mësuat që rruga nuk i zihet askujt që është në të drejtën e vet.

Gazetarët: Çfarë do të ndodhë me 13 tetor? A do shkoni në dialog me opozitën? E sotmja po mbaron, po nesër?

Edi Rama: “Ja ndryshimi i madh mes të shkuarës e të sotmes. Sot të zënë rrugën gazetarët e qofsh kush qofsh je i detyruar të kërkosh e të lutesh: A mund të ma hapni rrugën.”

Gazetaret: T’ia hapim rrugën kryeministrit

Edi Rama: Faleminderit!