Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta ditën e sotme, teksa foli për shkarkimin e presidentit Ilir Meta dhe u pyet nëse ky i fundit e ka menduar ndonjëherë dorëheqjen.
Kryetarja e LSI tha se Rama vendos vetë për çështje të tilla, ndërkohë që deklaroi se nëse Meta shkarkon presidentin do të bëhet si ish-lideri Sali Berisha në vitin 1997.
‘Presidenti Ilir Meta i di vetë vendimet e tij. Unë mendoj se çdo dorëheqje e Ilir Metës sot do të sillte fitoren e Edi Ramës.
Nëse Rama do shkarkojë presidentin, do të bëhet si Sali Berisha në ’97-ën që i mori të gjitha si parlament, pushtet, të gjitha. Shkarkimi i Ilir Metës do të faktonte përfundimisht rënien e të gjithë institucionit në dorë të një njeriu dhe do të mbahet mend shekulli 21 me një psikopat. Rënia e presidentit nuk është rënia e Ilir Metës, do të thotë të stabilizosh një vend të ballkanit, vendin më pro amerikan’, tha Kryemadhi në emisionin ‘Kjo Javë’, ndërkohë që u pyet nga moderatorja Nisida Tufa nëse e ka menduar ndonjëherë të japë dorëheqjen nga kryesimi i LSI-së.
‘Sigurisht që e kam menduar dorëheqjen time se nuk jam e përjetshme, nuk është e afërt se sot LSI ka sfida të tjera’, tha politikania.