Shumë adoleshentë kanë përfunduar në spital për shkak të përdorimi të cigareve elektronike. Zyrtarët e departamentit të shëndetësisë në dy shtete të SHBA-ve, po hetojnë pse shumë të rinj kishin sëmundje të rëndë në mushkëri pas përdorimit të cigareve elektronike. Njëmbëdhjetë adoleshentë në Wisconsin dhe tre në Illinois, janë shtruar në spital për dëmtimin e mushkërive të lidhura potencialisht me avullimin, njoftuan zyrtarët shëndetësorë në të dy shtetet në fillim të këtij muaji.
Në Wisconsin, pacientët vuanin nga dhimbje në gjoks dhe lodhje, dhe probleme me frymëmarrjen. Shëndeti i tyre është përmirësuar me trajtimin, por nuk dihet nëse do të ketë efekte shëndetësore afatgjata.
Kimikate toksike në avujt e cigareve elektronike
Dr Susan Walley dhe një profesoreshë e pediatrisë në Universitetin e Alabama në Birmingham, tha që këto raste janë “shumë shqetësuese”, sepse probleme të ngjashme mund të zhvillohen tek të rinjtë e tjerë, një numër në rritje i të cilëve po përdorin cigaret elektronike. Midis 2017 dhe 2018, përdorimi i cigareve elektronike u rrit nga 11.7 përqind në 20.8 përqind në mesin e gjimnazistëve, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Edhe para rasteve të fundit, hulumtimi ngriti pyetje në lidhje me sigurinë e cigareve elektronike dhe avullimit. Një raport i vitit 2018 nga Akademitë Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë thotë: “Ekzistojnë prova përfundimtare që përveç nikotinës, shumica e produkteve të cigareve elektronike përmbajnë dhe lëshojnë shumë substanca potencialisht toksike.” Kjo përfshin kimikate që mund të dëmtojnë qelizat ose të shkaktojnë sëmundje të mushkërive ose sëmundje kardiovaskulare. Cigaret prodhojnë gjithashtu grimca ultrafine, të cilat janë të lidhura me problemet e mushkërive dhe problemet kardiovaskulare.