Presidenti është i interesuar për burimet natyrore dhe rëndësinë gjeostrategjike të pjesës në verilindje të Kanadasë, thuhet. Sipas gazetës “Wall Street Journal” disa këshilltarë të Trumpit shohin avantazhe për SHBA nga blerja e ishullit, të tjerë flasin për “një impresionim të përkohshëm” të presidentit amerikan.

Kur presidenti amerikan Donald Trump dëshiron të blej diçka, ajo nuk mund të jetë kurrsesi banale.

Dhe sipas burimeve konfidenciale pranë tij, të zbuluara nga gazeta Wall Street Journal, obsesioni i tij i fundit është asgjë më pak se ishulli më i madh në botë.

Po flasim për Groenlandën, mbi 2 milionë km2 ku jetojnë rreth 54 mijë banorë, të ndarë në 16 vendbanime, me kryeqytet Nuuk, autonom për gjithçka përveç mbrojtjes ndaj Danimarkës, me të cilën ndan edhe monedhën.

Por në sytë e presidentit amerikan ky territor i madh pothuajse sa Evropa Perëndimore dhe i mbuluar në 80% të saj nga akulli, është një pikë strategjike e vyer në gjeopolitikën dhe në dinamikat ekonomike, sidomos tani që shkrirja e akujve në territore arktike po hapin rrugë të reja tregtare.

Trump e ka shpalosur disa herë mundësinë e blerjes së Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, shpesh si formë batute, por edhe me kërkesa specifike bashkëpunuesve të tij për të parë mundësitë reale.

Kaq e re kjo ide nuk është. Një nga paraardhësit e Donald Trump, Harry Truman kishte nxitur idenë e blerjes së Groenlandës për 100 milionë dollarë. Groenlanda është ishulli më i madh i Tokës. Në ishullin e mbuluar në 80% të tij nga akulli, e që ndodhet mes Atlantikut të Veriut dhe Detit Polar ndodhet edhe baza ushtarake amerikan, Thule Air Base. Ky ishull, krahas Antarktidës ka dendësinë më të vogël të popullsisë në botë.

Vendndodhja

Trump nuk është presidenti i parë amerikan që tenton diçka të tillë. Me një metodë të afërt me blerjen e Alaskës nga Rusia, Shtetet e Bashkuara tentuan në vitin 1867 dhe më konkretisht pas Luftës së Dytë Botërore, me presidentin Truman që ofroi 100 milionë dollarë, shifër e madhe në atë kohë. Një bazë ushtarake amerikane gjendet në atë territor, si pjesë e mburojës anti raketore.

Sot Groenlanda thith fonde për rreth 590 milion euro nga Danimarka, që përbëjnë edhe 60% të buxhetit. Opinioni publik danez ka treguar shpesh herë pakënaqësi për shumën  e madhe që i derdhet territorit autonom, dhe mbi këtë pakënaqësi ndoshta mendon të luajë Trump.

Presidenti amerikan do të vizitojë pikërisht Danimarkën në vizitë zyrtare muajin e ardhshëm, dhe nuk mund të përjashtohet që pjesë e agjendës të jetë edhe një diskutim i tillë edhe pse shanset e një përgjigje pozitive nga familja mbretërore daneze duken pothuajse zero.