Aktualitet Njihuni me tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Saimir Tahirit

Njihuni me tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e Saimir Tahirit

Fati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm do të vendoset sot nga një trupë prej tre gjyqtarësh.

Ajo përbehet nga Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Irena Gjoka, është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri. Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.

Ardit Mustafaj, është pjesë e trupës që gjyqtarëve që po vendos për fatin e Saimir Tahirit. Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.

Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpër mjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012. /Panorama