Politika Kryemadhi debaton me Kreshnik Spahiun: Të kanë hequr vizën amerikane

Kryemadhi debaton me Kreshnik Spahiun: Të kanë hequr vizën amerikane

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Open” se Kreshnik Spahiut i është hequr viza amerikane, i cili ishte i ftuar në program përmes një lidhje nga Gjermania.

Në lidhje direkte me Skype në emisionin Open në Top Channel ka folur Kreshnik Spahiu ka thënë se opozita është tërhequr nga qëndrimet e saj nga ndërkombëtarët.

“Opozita është tërhequr nga qëndrimi nga ‘dajaku’ i SHBA-së. Sulmi që bënë ndaj institucioneve u dënua nga ndërkombëtaret. Ndërkombëtarët ishin të qartë kur i thanë opozitës se në qoftë se ju bëni dhunë me 30 qershor PD do shpallet parti terroriste”- tha Spahiu.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i Monika Kryemadhi duke thënë se kjo nuk është e vërtetë. Kjo solli një përplasje mes kryetares së LSI dhe Spahiut.

Spahiu i përmendi Kryemadhit se Petrit Vasilit i është hequr visa për në SHBA, por edhe kryetarja e LSI-së aludoi që Spahiut i është viza amerikane.

Diskutimi:

Kryemadhi: Ti Kreshnik, na trego vizën amerikane?

Spahiu: Do ta tregoj kur të shkoj në Uashington?

Kryemadhi: Tregoje tani?

Spahiu: Vasilit i kanë hequr vizën amerikane.

Kryemadhi: Publikoje vizën ashtu siç bëri Vasili

Spahiu: Javën që vjen do jap intervistë nga SHBA-ja. Ti merr Berishën dhe shkoni në SHBA.

Që prej 2015-ës, Spahiu jeton në Berlin ku punon për një organizatë ndërkombëtare si jurist. Në të kaluarën, ai ka qenë kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i “Aleancës Kuq e Zi”.