Albin Kurti i cili ka fituar zgjedhjet në Kosovë ka përmendur edhe Shqipërinë në konferencën e parë për media pas daljes së rezultateve të para që e projektojnë Vetëvendosjen në krye.
Pasi deklaroi se “prej nesër do te fillojmë për formimin e qeverise se re te Kosovës” ai foli për bisedimet Kosovë-Serbi dhe për Shqipërinë.
“Dialogu ka qene sfidë, pasi kemi pasur njerëz pa kredibilitet dhe pa kompetenca. Kosova ishte me shume temë se sa palë. Do ta udhëheqë unë këtë dialogu siç me takon me Kushtetutë dhe me Ligj”, tha ai për procesin e dialogut me Beogradin.
Pastaj përmendi Shqipërinë.
“Ne nuk duam që mbi 50 marrëveshjet e nënshkruara me Shqipërinë, të mbeten veç letër. Ne do t’i zbatojmë marrëveshjet. Ne jemi dy shtete te ndryshme, por jemi një popull”, tha ai.