Saturni ka kapërcyer Jupiterin si planetin me një numër më të madh hënash. Një ekip studiuesish amerinanë zbuluan 20 hëna të reja që rrethonin Saturnin duke e çuar në këtë mënyrë numrin e tyre në 82, në ndryshim nga Jupiteri që ka 79.
Hënat u zbuluan duke përdorur teleskopin Subaru në Maunakea, Hawaii. Sipas Scott Sheppard, nga Instituti Carnegie, studimi i orbitave të këtyre hënave mund të zbulojë origjinën e tyre, si dhe mund të japë informacione rreth kushteve që e rrethojnë Saturnin.
Hënat e jashtme të vëzhguara mendohet se janë të grupuara në tre grupe të dallueshme, bazuar në prirjet e këndeve në të cilat ato orbitojnë planetin.
“Këto hëna kanë orbita të pritura drejt Saturnit dhe janë mjaft larg, kështu që ne nuk mendojmë se ato u formuan me planetin, ne mendojmë se ato u kapën nga planeti në të kaluarën”, u shpreh Scott.
Ai më tej shtoi se më shumë hëna pritet të gjenden rreth Saturnit, por astronomëve iu nevojiten teleskopë më të mëdhenj për të zbuluar këta satelitë më të vegjël me madhësi rreth 1 km.
Skuadra ka nisur gjithashtu edhe një konkurs për emërimin e hënave.