Extra Dakota Johnson e festoi ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij

Dakota Johnson e festoi ditëlindjen me partnerin dhe ish-gruan e tij

Dakota Johnson e festoi ditëlindjen e saj të 30-të me të dashurin e saj Chris Martin dhe ish-gruan e tij Gwyneth Paltrow.

Aktorja organizoi një festë të madhe ku morën pjesë yjet e Hollivudit dhe të muzikës, përfshirë nënën e saj Melanie Griffith, këngëtaren Miley Cyrus dhe aktoren Kate Hudson.

Dje, ish-bashkëshortja e Chris Martin, bëri një gjest të veçantë publikisht për partneren aktuale të këngëtarit, duke e uruar atë në rrjetet sociale për ditëlindjen e 30-të.

“Gëzuar ditëlindjen e 30-të ti gur i çmuar”, i shkruante Gwyneth Paltrow.

Festa u organizua na Malibu të shtunën dhe Dakota ishte veshur mjaft elegante me një jumpsuit të bardhë që i ekspozonte gjoksin. Chris e shoqëronte kudo i veshur me një kostum elegant.

Aktorja nuk e ndalonte dot së shfaquri gëzimin kur u afrua pranë tortës së ditëlindjes, që kishte formën e qenit të saj Zeppelin.

Më pas vajza e ditëlindjes u afrua pranë partnerit dhe i hodhi krahët në qafë atij për t’i dhuruar një puthje mjaft romantike.

Të pranishmit kërcyen gjatë gjithë mbrëmjes dhe pjesë e tyre ishte edhe Miely Cyrus e cila ka vetëm pak javë që është ndarë nga e dashura dhe po përflitet për një romancë me shokun e saj të ngushtë.