Bota Zgjedhjet lokale në Hungari, Orban rrezikon të humbasë Budapestin

Zgjedhjet lokale në Hungari, Orban rrezikon të humbasë Budapestin

Janë hapur në Hungari kutitë e votimit për zgjedhjet lokale. Ndryshe nga herë të tjera, partia e kryeministrit Viktor Orban ndodhet në vështirësi dhe rrezikon të humbasë drejtimin e Budapestit dhe disa qyteteve kryesore në vend.

Në kryeqytetet, përballë kryetarit aktual të bashkisë Istvan Tarlos, i cili është në moshën 71-vjeçare garon 44-vjeçari Gergely Karacsony e cila u imponua midis të gjitha partive opozitare.

Pas mbylljes së qendrave të votimit nuk janë parashikuar exit-polls dhe rezultatet paraprake pritet të dalin gjatë natës.