Kryesore Lobimi rus, zgjaten hetimet për Bashën dhe dy vartësit e tij

Lobimi rus, zgjaten hetimet për Bashën dhe dy vartësit e tij

Prokuroria ka zgjatur me tre muaj hetimet për kreun e PD Lulzim Basha, Arbren Ristanin dhe Ilir Dervishin.

Tre zyrtarët e PD janë në hetim si persona të dyshuar për pastrim parash e falsifikim formularësh në lidhje me financimet e lobimit rus në SHBA për zgjedhjet e 2017.

Pak javë me parë Basha, Dervishi dhe Ristani u morën të pandehur, ndërsa ende s’ka shkuar dosja ne gjykatë, por prokuroria ka vendosur të zgjasë afatet hetimore.