Presidenti i Francës Emmanuel Macron pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit nëntor.
Kështu shkruajnë mediat në Maqedoninë e Veriut të cilët duke iu referuar burimeve diplomatike shkruajnë se presidenti francez Macron do të vizitojë Tiranën dhe Shkupin muajin e ardhshëm për t’u takuar me Edi Ramën dhe Zoran Zaev.
Franca ishte vendi kryesor që kundërshtoi më fort nga të gjithë hapjen e negociatave për të dyja vendet me argumentin se përpara këtij vendimi, BE ka nevojë të reformohet dhe të zgjidhë problemet aktuale që ka.
Presidenti Macron tha pas tryezës se liderëve të BE në një konferencë për shtyp se Shqipëria ka bërë përparime, por se nuk ishin të mjaftueshme. “Të mos gënjejmë veten”, u shpreh presidenti.