Një automjet tip Mercedez Benz E Class me ngjyrë gri, është gjetur pak minuta më parë në zonën e Ishmit dhe dyshohet se iu përket autorëve të atentatit ndaj prokurorit Arben Ndoja dhe dy personave të tjerë në zonën e Shkozetit.
Brenda në automjetin e braktisur, që kësaj radhe nuk ishte i djegur, u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy maska që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë krimit.