Kryesore Rama, telefonatë me Vuçiç dhe Zaev para Samitit të Ohrit

Rama, telefonatë me Vuçiç dhe Zaev para Samitit të Ohrit

Kryeministri Edi Rama ka pasur një telekonferencë me Presidentin serb Alexandar Vuçiç dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, para samitit të 9 nëntorit në Ohër, ku pritet të vazhdohet nisma e Mini Shengenit Ballkanik, një proces i cili mori udhë në Novi Sad në fillim 10 tetor.

Ishte Presidenti serb ai që e njoftoi takimin “virtual” mes tre krerëve të shteteve, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, nga faqja zyrtare e Presidencës së Serbisë.

Në takimin e parë, Rama, Vuçiç dhe Zaev dolën me një deklaratë të përbashkët ku u angazhuan për krijimin e një Mini Shengeni Ballkanik brenda vitit 2021.

Dokumenti gjithashtu thekson se nisma është e hapur për të gjitha vendet e rajonit, përfshi Kosovën, edhe pse kjo e fundit është shprehur kundër saj.

 

View this post on Instagram

 

“Odličan konferencijski razgovor sa @ediramaal i @zoranzaev uoči važnog samita u Ohridu 9.novembra.”

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on