Kisha Katolike ka filluar një hetim mbi dy murgesha që kanë mbetur shtatzëna gjatë një misioni në Afrikë.
Që të dyja janë afrikane dhe i përkasin dy urdhrave të ndryshëm në Siçili.
Të dyja u dërguan në vendet e tyre për të bërë punë misionare, raporton ASNA.
E para është 34 vjeç, dhe u zbulua se ishte shtatzënë pasi u dërgua për një ekzaminim me ultratinguj sepse u ankua për dhimbje barku. Një tjetër, në moshë të panjohur, me origjinë nga Madagaskari, kishte mbetur shtatzënë për disa javë dhe ishte kthyer në vendin e saj.
“Të dy gratë duket se kanë pasur marrëdhënie seksuale gjatë qëndrimit në vendet e tyre amtare. Një hetim është nisur. Ato të dyja shkelën rregulla të rrepta mbi dëlirësinë, por mirëqenia e fëmijëve është thelbësore”, tha një burim nga Kisha në Romë për The Sun.
Burimi shtoi se ka shumë të ngjarë që të dyja duhet të largohen nga manastiret e tyre.