Policia ka arrestuar shtetasin F. SH., 18 vjeç, i cili ishte drejtuesi i automjetit që u përfshi në një aksident të rëndë në orët e vona të së shtunës në aksin Elbasan-Tiranë, ku humbën jetën 2 vajza 17-vjeçare.
Sipas policisë, arrestimi i 18-vjeçarit është kryer për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “ dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Nga verifikimi e policisë, rezultoi se drejtuesi i mjetit shtetasi F.Sh, drejtonte automjetin i pa pajisur me Leje Drejtimi të grupit “B”. Po ashtu, ai rezultoi se sasia e alkooli në frymëmarrje ishte 0.17 mg/l.
Shtetasi F. SH. rreth orës 23.30’, në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë, duke drejtuar automjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën shtetaset me inicial D.T, 17 vjeçe, dhe S.S 17 vjeçe, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi mjetit dhe dy pasagjerët shtetasit E.A dhe O. M, të cilët ndodhen nen kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.