“Dëshiroj të dërgoj një përshëndetje dhe lutjen time popullit të dashur shqiptar i cili ka vuajtur shumë këto ditë”, Me këto fjalë Papa Francesku nis mendimin e tij për atë që po ndodh në Shqipëri.
Ai u shpreh se Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që kishte dashur të vizitonte.
“Jam pranë viktimave, lutem për ata që kanë humbur jetën, për të plagosurit dhe familjet e tyre. Zoti e bekoftë këtë popull që unë e dua shumë”, u shpreh Papa.
Sekretari i shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Republikës Ilir Meta.