Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në këto momente të vështirë që po kalon pas lëkundje të forta sizmike të 26 nëntorit, që u shoqërua me 51 viktima. Ky është premtimi i kancelares gjermane, Angela Merkel në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama.
“I nderuar kryeministër, Mësova me një ankth të madh për tërmetin në Shqipëri, ku vdiqën shumë njerëz dhe shumë u plagosën. Unë do të doja t’ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për ju. Mendimet tona janë me viktimat dhe të dëmtuarit. Unë e di për dhimbjen që ju dhe familja juaj duhej të përjetonit. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ju dhe për të gjithë njerëzit në Shqipëri që kanë humbur të dashurit e tyre si rezultat i tërmetit. Ne dëshirojmë që personat e dëmtuar të shërohen me shpejtësi”, shkruan Merkel në letrën e saj.
Kancelarja gjermane shkruan më tej se Gjermania dhe Bashkimi Evropian do ta mbështesin Shqipërinë në këtë kohë të vështirë.