Astrit Patozi ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha i cili edhe pse protestoi për vite me radhë nën sloganin “Nuk ka zgjedhje me Edi Ramën” dhe se nuk do të ulej kurrë në tryezën e bisedimeve, sot dërgoi përfaqësuesit e tij për të vendosur reformën zgjedhore.
”Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramës.
Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë.
Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë.
Që prej sot gjithçka është e mundur…”, shkruan Patozi.