Agjensia e Hapësirës së Shteteve të Bashkuara (NASA) ka paralajmëruar se tymi i shkaktuar nga zjarret në Australi së shpejti do të rrethojë Tokën.
Zjarret katastrofike të Australisë nuk janë zbehur për disa muaj, me tymin e rëndë që po ngrihet mbi Paqësor.
NASA ka thënë se në ditën e parë të vitit të ri të vitit 2020, tymi udhëtoi mijëra milje dhe mbuloi Amerikën e Jugut, dhe deri më 8 janar kishte shëtitur “gjysmën e globit“.
“Ne presim që tymi ta rrethojë të paktën një herë”, tha agjensia.
Zjarret deri më tani kanë marrë jetën e të paktën 28 njerëzve, kanë vrarë miliona kafshë dhe shkatërruar rreth 2,000 shtëpi dhe 10.3 milion hektarë tokë.
Ekspertët thonë se shkalla dhe intensiteti i paparë i zjarrit ka përkeqësuar ndryshimin e klimës.
“Pasi të jetë në stratosferë, tymi mund të udhëtojë mijëra milje nga burimi i tij, duke ndikuar në kushtet atmosferike në nivel global”, tha NASA.
Agjensia theksoi se tymi kishte ndryshuar ngjyrën e qiellit në Amerikën e Jugut dhe kishte përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit në Zelandën e Re.
Disa qytete australiane tashmë janë mbuluar nga tymi i dendur i krijuar nga zjarret katastrofike, duke përfshirë Canberran, Adelaiden, Melbournin dhe Sidnein. Në to, cilësia e ajrit është në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë.