Kina nisi sot ndërtimin e një spitali të destinuar të presë brenda 10 ditësh 1 000 pacientë, viktima të koronavirusit të ri, njoftuan mediet publike.
Me 26 të vdekur në një total prej më shumë se 830 personash të infektuar, bilanci zyrtar i koronavirusit të ri, që u shfaq në dhjetor në një treg të qytetit të Wuhanit, është përkeqësuar më tej.
Punimet duhet të përfundojnë në kohë rekord.
Spitali, 25 000 metra katrorë, do të hapë dyert më 3 shkurt, ku do të shtrohen kryesisht të sëmurët nga kjo pneumoni virale me origjinë të panjohur ende plotësisht.