Një punëtor gjeti vdekjen këtë të mërkurë në Tiranë, pasi ra nga lartësia.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:15, në rrugën e Kastriotëve.
Viktima është një 57-vjeçar me iniciale E.L. Sipas policisë, ai ishte duke punuar tek godina e një shkolle, kur ra aksidentalisht nga lartësia duke gjetur vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.