Në njoftimin e detajeve të “Marrëveshjes së Shekullit”, presidenti amerikan Donald Trump tha se arabët dhe palestinezët do marrin 50 miliardë dollarë ndihmë financiare për të mbështetur planin.
Por si është planifikuar ndarja e këtyre fondeve në tre vende arabe: Liban, Jordani dhe Egjipt?
Sipas detajeve të publikuara të alokimit, vetëm 27 miliardë janë parashikuar për palestinezët, ndërsa pjesa tjetër do të shpërndahen në Liban, Jordan dhe Egjipt. Më interesante, të paktën gjysma e kësaj shumë është një hua e jo një dhurim; 12 miliardë do të jenë investime, ndërsa vetëm 13 miliardë do të jenë një donacion, i cili do të shpërndahet në tre shtetet arabe të përmendura dhe shtetin e supozuar të Palestinës.
Egjipti – Baza e energjisë izraelite
Faza e parë: 167 milion dollarë
Segmenti më i rëndësishëm në të cilin do të shpenzohen këto fonde është zhvillimi i sektorit të energjisë, me 45 milion dollarë në fonde të donatorëve, ndërsa pjesa tjetër do të shpenzohet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Zhvillimi i sektorit të energjisë nënkupton riaktivizimin e tubacionit nga Egjipti në Gaza, i cili është planifikuar të zgjerojë kapacitetin e tij përmes dy fazave. Interesante është se gazi që do të furnizojë Gazën me këtë tubacion nuk është gaz egjiptian por izraelit që Izraeli ia shet Egjiptit, dhe ky gaz pastaj do të shitet në Gaza. Kjo është pjesë e marrëveshjes izraelito-egjiptiane, e modeluar në marrëveshjen e arritur më parë izraelito-jordaneze, dhe vlera e saj është 10 miliardë dollarë gjatë 15 viteve.
Faza e dytë: 3.5 miliardë
Projekti më i rëndësishëm në fazën e dytë është shndërrimi i Egjiptit në shpërndarësin më të madh rajonal të gazit: Egjipti, me infrastrukturën në vend, do të jetë në gjendje të shet gaz izraelit në vendet e Lindjes së Mesme dhe Mesdheut. Vlera e këtij projekti është një e gjysmë miliardë dollarë, ku gjysma do të shpenzohet për zhvillimin e një zone tregu pranë Kanalit të Suezit.
Ndërsa gjysma tjetër e 1 miliard dollarëve është ndarë për projektet e gjenerimit të energjisë diellore në Sinai, si dhe ndërtimin e infrastrukturës për projektet e shpërndarjes së ujit, ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturën e trafikut, në mënyrë që projekte të ndryshme në Sinai të lidhen më lehtë.
Faza e tretë: 5.5 miliardë
Gjysmë miliardi është caktuar për zhvillimin e turizmit në Sinai, përgjatë bregdetit të Detit të Kuq, ndërsa pesë miliardë janë ndarë për ndërtimin e infrastrukturës moderne të transportit dhe një rrjet rrugësh, me qëllim lidhjen më të mirë. Nga kjo, dy miliardë e gjysmë është një kredi dhe pjesa tjetër është investim.
Jordania – Vartësia totale nga Izraeli
Faza e parë: 740 milion dollarë
Katër projektet kryesore në Jordani janë: zhvillimi i prodhimit të energjisë diellore me vlerë 150 milion dollarë, zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me vlerë 125 milion dollarë, krijimi i një rrjeti komunikimi 100 milion dollarë në qytete si Irbid, Mefrek, Jerres, Ajlun etj.
Ndërsa 70 milion janë caktuar për ndërtimin e një qendre informacioni, që përfshin projekte të infrastrukturës dhe krijimin e një rrjeti elektronik të të dhënave të sektorëve të ndryshëm qeveritar, i cili do të ndërlidhet.
Të gjitha këto projekte duhet të përfundojnë brenda dy deri në katër vjet, që është edhe periudha e fazës së parë të zbatimit të planit të “Marrëveshjes 100-vjeçare”.
Projektet e tjera në fazën e parë përfshijnë 150 milion dollarë për të zhvilluar rrugën për lidhje më të shpejtë midis Amanin dhe Zerkas. Qeveria jordaneze tashmë ka filluar këtë projekt. Pastaj, 145 milion u caktuan për ndërtimin e një kanali që do të lidhte Detin e Vdekur me të Kuqin. Qëllimi i këtij projekti është të ndërtojë një sistem të distilimit të ujit për të furnizuar me ujë të pijshëm Jordaninë dhe Izraelin jugor
Faza e dytë: 1 miliard dhe 850 milion dollarë
Në këtë fazë, 400 milion do të shpenzohen për vazhdimin dhe mirëmbajtjen e projektit të kanalit që lidh Detin e Vdekur dhe të Kuq. Investimet e plota në këtë projekt janë fondet e donatorëve. Ndërsa 650 milion janë ndarë për ndërtimin e një aeroporti pranë Bregut Perëndimor, modernizimin e aeroportit “King Husein” në Akaba dhe aeroportin në Aman.
Një tjetër projekt i rëndësishëm në këtë fazë është zhvillimi i sigurisë në internet, për të siguruar sektorin e biznesit publik dhe privat. Kontraktori do të jetë Izraeli dhe vlera e tij është gjysmë miliardë dollarë.
Faza e tretë: 4 miliardë dhe 775 milion dollarë
Projekti më i rëndësishëm në këtë fazë është ndërtimi i një hekurudhe për të lidhur Amanin dhe Akaban, me potencialin për të vazhduar drejt vendeve të Gjirit. Vlera e projektit është 1 miliardë dhe 825 milion dollarë. Një tjetër projekt i rëndësishëm vlen një miliard e gjysmë dollarë, synon ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së rrugëve më të rëndësishme. Një miliard e 400 milion janë parashikuar për zhvillimin e turizmit në Akaba.
Në tërësi, Jordania duhet të marrë gjithsej 7 miliardë dhe 365 milion dollarë, por vetëm 1 miliardë dhe 700 milion dollarë në donacione, ndërsa 2 miliardë dhe 900 milion dollarë janë një kredi dhe pjesa tjetër është kapital investimesh.
Seksioni i “tortave” libaneze
Libani duhet të marrë gjithsej gjashtë miliardë e 325 milion, por vetëm 450 milion janë fonde të donatorëve, ndërsa pjesa tjetër është një kredi.
Ashtu si Egjipti dhe Jordania, një pjesë e fondeve në Liban gjithashtu duhet të shpenzohet për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.