Nga Aurenc Bebja*, Francë
“L’Aurore” ka botuar, të shtunën e 27 gushtit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me propozimin e Mit’hat Frashërit për kthimin e mbretit Zog në fronin shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Është krijuar në Paris një komitet i Shqipërisë së Lirë
“Dje, para shtypit, Mit’hat Frashëri prezantoi komitetin e “Shqipërisë së Lirë” për të cilin është kryetar dhe i cili ka për mision të luftojë komunizmin.
I pyetur për synimet e Mbretit Zog, z. Frashëri u përgjigj se populli shqiptar do të ftohet, një ditë pas çlirimit të tij, të votojë për republikën ose monarkinë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania