Politika A do futen protestuesit në Kryeministri? Berisha tregon skenarin për 12 nëntorin

A do futen protestuesit në Kryeministri? Berisha tregon skenarin për 12 nëntorin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me protestën që do të mbahet më 12 nëntor para Kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarët, jashtë ambienteve të Kuvendit, nëse protestuesit do futen në Kryeministri, Berisha u shpreh se protesta do të jetë më e madhja që ka parë vendi.

Sipas tij, atë ditë, qytetarët do të shprehin mllefin dhe urrejtjen që kanë ndaj qeverisë.

“Skenari është protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëherë. Qytetarët do shprehin mllefet dhe urrejtjet e tyre ndaj një regjimi që ua ka bërë vendin të pajetueshëm. E ka tjetërsuar. Ua ka tjetërsuar, flamurin, atdheun çdo gjë”, theksoi kryedemokrati.