Napoli është duke kaluar një periudhë të vështirë edhe pse drejtohet nga një trajner i madh si Ancelotti, i cili sigurisht që merr edhe një pjesë të fajeve për rezultatet e dobëta.
Në Itali, Ancelottin e shohin larg Napolit dhe si zëvendësues i tij është folur edhe për trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edy Reja-n, i cili e ka drejtuar Napolin edhe më parë.
Megjithatë, ka qenë vetë trajneri i Shqipërisë që ka shuar zërat e deritanishëm. Teksa foli për Radio “Kiss Kiss” në Itali, Reja u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Napolit.
Më tej, ai theksoi se është i bindur që Ancelotti do ta nxjerrë skuadrën nga kjo gjendje, pasi sipas Reja-s, ka përvojën dhe njohuritë e duhura.