Bota A është koronavirusi një armë biologjike?

A është koronavirusi një armë biologjike?

Alarmi i koronavirusit ka nxitur edhe teoritë konspirative. Siç ndodh shpesh në situata të ngjashme, menjëherë janë ngritur hipotezat e para për një strategji të qëllimshme. Një e tillë është ajo sipas të cilës koronavirusi i Vuhanit është një armë biologjike, që është lëshuar aksidentalisht apo me qëllim nga një laborator kërkimesh në provincën Hubei.

Koronavirusi i Vuhanit mendohet se e ka origjinën në një treg me lagështirë në qytetin me të njëjtin emër në provincën Hubei. Arsyet pse qyteti mendohet si origjina e virusit është sepse aty ishte epiqendra e shpërthimit dhe ka numrin më të madh të rasteve. Megjithatë, ka polemika për mënyrën sesi filloi shpërthimi.

Këtu gjërat bëhen paska të çuditshme.

Në Vuhan ndodhen disa nga laboratorët kryesorë kinezë të kërkimit biologjik. Në veçanti, qyteti është i njohur për Institutin e Virologjisë, laboratori më i përparuar i kërkimit biologjik në Kinë. “Washington Times” sugjeron që ky vend mund të jetë e lidhur me një program të fshehtë luftarak biologjik kinez. Media amerikane citon Danny Shoham, i cili pretendon se ka qenë oficer i inteligjencës ushtarake izraelite.

Shoham beson se Instituti i Virologjisë në Vuhan mund të jetë duke ndihmuar ushtrinë kineze në programin e saj të luftës biologjike. Ai deklaron si vijon: “Disa laboratorë në institut janë vënë në lëvizje, e kam fjalën këtu në aspektin e kërkimit dhe zhvillimit, për armët biologjike kineze, në mënyrë tangente, por jo si një strukturë kryesore”.

Në këtë mënyrë, Shoham nuk e përjashton mundësinë se koronavirusi mund të ketë dalë nga instituti.

“Në parim, dalja e virusit jashtë laboratorit mund të ndodhë qoftë si rrjedhje, ose si infeksion i padalluar që një pjesëtar i stafit e ka nxjerrë jashtë. Kjo mund të ketë ndodhur me Institutin e Virologjisë në Vuhan. Por deri më tani nuk ka prova ose tregues për një incident të tillë”, thotë ai.

Mbi 100 persona kanë vdekur deri tani nga ky virus. Në mediat sociale publikohen videot, në të cilat shfaqen spitale të mbipopulluara dhe njerëz që shemben papritur nëpër rrugë.

Në përgjigje të kësaj situate, qeveria kineze ka filluar përpjekjen më agresive të izolimit në histori. Trembëdhjetë qytete janë vendosur në karantinë, praktikisht një popullsi prej 35 milionë banorësh.