Extra A është Vladimir Putin vërtet njeriu më i pasur në botë?

A është Vladimir Putin vërtet njeriu më i pasur në botë?

Kryetarja e Kongresit Amerikan Nancy Pelosi e quajti presidentin Vladimir Putin ‘tiran’ ditën e mërkurë, duke e akuzuar gjithashtu si njeriun më të pasur në botë.

Fjalë mbi pasurinë e vërtetë të Putin kanë qarkulluar prej vitesh, edhe pse qeveria ruse nuk e ka pranuar kurrë diçka të tillë duke e promovuar atë si një njeri tejet modest.

Por nëse pasuria e Putin shkon vërtetë mbi 200 miliardë dollarë, atëherë ai sapo u bë njeriu më i pasur në botë duke ia kaluar edhe Elon Musk.

CEO i Tesla-s i morri titullin themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, vitin e shkuar duke marrë vëmendjen e të gjithë botës.

Sidoqoftë, shumica e pasurisë së këtyre dy gjigantëve të teknologjisë qëndron në vlerë monetare ose në bursë, ndërsa Putin është komentuar prej vitesh për një pasuri tokash dhe pronash të paluajtshme që shtrihen në shtete të ndryshme të botës – sigurisht përveç aksioneve të tij në shumë kompani të fuqishme, sidomos në industritë e naftës dhe energjisë.

Të dhënat zyrtare të qeverisë ruse e tregojnë Putin si një njeri relativisht modest. Deklarimet e tij financiare në përgjithësi tregojnë për një pagë mesatare prej rreth $190,000 dollarësh në vit, ndërsa pasuria e tij përfshinë:

-një llogari kursimesh prej $200,000 dollarësh;

-një apartament 250 m katrorë në Shën Pjetëburg;

-një tjetër në Moskë;

-disa makina;

-dhe një tokë prej rreth 5000 m katrorë në periferinë e Moskës;

Pra, asgjë ekstravagante.

Atëherë si mund të akumulojë dikush një pasuri kaq të madhe?

Kritikë të Putin kanë drejtuar gjithnjë vëmendjen tek rënia e Bashkimit Sovjetik. Në këtë moment kyç historik, e gjithë pasuria e akulumuar nga një super fuqi botërore ish-komuniste, u shpërnda në duart e disa oligarkëve pseudo-kapitalist.

Putin i ka mohuar gjithnjë akuzat rreth pasurisë së tij, dhe gjatë një interviste në vitin 2019 ai i tha një gazetari se:

“Po, unë jam njeriu më i pasur në botë, jo vetëm në Europë por në të gjithë botën: Unë koleksionoj emocione. Jam i pasur sepse qytetarët rusë më kanë besuar dy herë me drejtimin e shtetit të madh të Rusisë. Kjo është pasuria ime më e madhe”.

Pallati 1.4 miliardë dollarësh

Pamje me dron nga pallati mbi Detin e Zi

Ndërkohë, akuzat ndaj Putin nuk kanë reshtur.

Në janar 2021, një grup aktivistësh rusë fluturuan një dron mbi pronën e treguar më lart e cila thuhet të jetë pallati mbretëror sekret i Putin.

Ai ka një hapësirë prej mbi 60,000 metra katrorë dhe është ndërtuar mbi një kodër që sheh përtej Detit të Zi – vlera e të cilit i kalon $1.4 miliardë dollarë.

Atëherë sa i pasur është vërtet Vladimir Putin?

Është vërtetë e vështirë të thuhet, por kur marrim parasysh komentet e zyrtarëve të lartë amerikanë kundër tij si dhe dokumentet që hedhin dritë mbi pasuri të paluajtshme të shpërndara në të gjithë botën, nuk do të ishte çudi që Putin të ishte vërtetë njeriu më i pasur në botë.