Extra Modelet e Armanit sfilojnë në heshtje në respekt të dhimbjes së Ukrainës

Modelet e Armanit sfilojnë në heshtje në respekt të dhimbjes së Ukrainës

Sfilata e Giorgio Armani në Milano u zhvillua në heshtje të plotë. Asnjë muzikë nuk u vu në sfond në respekt të dhimbjes së Ukrainës pas agresionit rus.

Modelet dolën në pasarelë në një qetësi të frikshme, të veshura me xhaketa të shkurtra në nuanca pastel dhe fustane të zeza me shkëlqim.

“Vendimi im për të mos përdorur muzikë u mor si një shenjë respekti ndaj njerëzve të përfshirë në tragjedinë e Ukrainës”, shkroi stilisti në Twitter.

“Ajo që duhet të bëjmë është të dërgojmë një mesazh që nuk duam të festojmë sepse diçka shumë shqetësuese po ndodh rreth nesh”, tha 87-vjeçari.

Modelet nga Armani tradicionalisht hapin javën e modës në Milano, që këtë sezon pati kryesisht shfaqje në pasarelë dhe jo prezantime digjitale, duke përfshirë shtëpitë e modës si Prada, Gucci dhe Dolce & Gabbana.