Politika “A keni jelek antiplumb?” Përgjigjja e Ramës shkakton të qeshura mes gazetarëve

“A keni jelek antiplumb?” Përgjigjja e Ramës shkakton të qeshura mes gazetarëve

Gjatë konferencës para gazetarëve në Prishtinë, kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me disa lajme të qarkulluara një ditë më parë, ku thuhej se ai kishte veshur jelek antiplumb.

I pyetur nga gazetarja e Kosovës se a është e vërtetë kjo dhe nëse po, për cilën arsye e mban, Rama u përgjigj me humor.

“Kur, dje apo sot? Dje nuk ua provoj dot, sot ua kisha provuar me qejf, se e dini që unë nuk e kam problem trupin tim, e kam provuar në kohë të padyshimta. Këto janë nivele… aman më leni kur të shkoj në Tiranë të dëgjoj nga këto… antiplumb, çfarë është ky muhabet?!”