Aktualitet Administronin një qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion, në pranga dy të rinj...

Administronin një qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucion, në pranga dy të rinj dhe katër vajza

Dy të rinj dhe katër të reja kanë rënë në prangat e policisë pasi administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë arrestuan shtetasit Xh. M., 26 vjeç, A. H., 25 vjeç, F. S., 24 vjeçe, G. S., 24 vjeçe, G. Xh., 23 vjeçe dhe A. Xh., 22 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë. Këta shtetas administronin një qendër masazhesh në Unazë të Re, në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm të prostitucionit”.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 7 aparate celulare, 1 njësi kompjuterike, 1 DVR dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.