Ndërsa kombëtarja do të luajë mbrëmjen e sotme në transfertën e Andorrës, ish-Kapiteni kuqezi Ansi Agolli ka zyrtarizuar kalimin te skuadra amerikane e New York Cosmos nga Karabaku.
Klubi i ri ka zyrtarizuar transferimin e 36-vjeçarit, me anë të një postimi në Twitter, si dhe një lajmi në faqen zyrtare të skuadrës, ku thuhet se është nënshkruar me kapitenin e kombëtares shqiptare.
“Jam i lumtur. Këtu është si në familje. Me zi po pres të nis të luajë dhe të arrijmë rezultate pozitive me skuadrën”, është shprehur Agolli.
Agolli ishte pjesë e skuadrës azere që prej vitit 2012, duke u bërë ndër vite një prej lojtarëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre.