Aktualitet Akomodonin në hotel emigrantët, më pas i transportonin drejt Tiranës, 3 në...

Akomodonin në hotel emigrantët, më pas i transportonin drejt Tiranës, 3 në pranga në Korçë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Agjencia”, duke arrestuar në flagrancë 3 persona, ndërsa në një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia kë bërë të ditur se personat e arrestuar janë: M. D., 46 vjeçe, V. D., 25 vjeç, banues në Korçë (djali i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe N. D. Banues në Tiranë. Ndërkohë, është shpallur në kërkim N. D., 59 vjeç, banues në Korçë (bashkëshorti i 46-vjeçares) i dënuar më parë për “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Sipas policisë, këta persona kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, fillimisht duke i akomoduar në ambientet e hotelit në pronësi të shtetases M. D., në lagjen nr. 9, Korçë, më pas djali i saj me mjetin tip “BMË-X5” në bashkëpunim me shtetasin N. D., i cili ka në pronësi një autobus transporti udhëtarësh të linjës Korçë-Tiranë, kryenin transportimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.

Kundrejt fitimit deri në 100 euro (ku përfshihej akomodimi në hotel dhe transportimi drejt Tiranës) këta shtetas iu premtonin emigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.