Kryesore Akset që kanë probleme dhe kalimi është i mundur vetëm me zinxhir

Akset që kanë probleme dhe kalimi është i mundur vetëm me zinxhir

Shqipëria është përfshirë nga reshje dëbore në shumë zona duke shkaktuar dhe probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën thirrje drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën që të mos bëhen burim aksidentesh.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë “bërë shpërndarjen e kripës dhe pastrimin e të gjitha akseve, si në: Dedaj-Razëm-Bogë, Qafë Mali-Fierzë, Kuben Vasije, Tammare-Shkodër, Burrel-Klos-Peshkopi, Kukë-Has, Përrenjas-Kapshticë, ku qarkullimi vazhdon normalisht”.

Nga ana tjetër mësohet se në akset Korçë-Qafë Qarri, Korçë-Dardhë, në pjesën fundore të aksit Krujë-Sarisalltik me gjatësi prej 2 km rekomandohen goma dimërore dhe përdoruesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit për shkak të ngricave. Vazhdon puna me mjete borë pastruese.

Ndërsa në akset e Dajtit, Qafë Priskë- Qafë Mollë rekomandohet kalimi me zinxhirë, pasi ka prezencë të ngricave në disa vende.