Aktualitet Aksident në pistën e garave me makina sportive, ndërron jetë 40-vjeçari nga...

Aksident në pistën e garave me makina sportive, ndërron jetë 40-vjeçari nga Fieri

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e të dielës në një pistë garash me makina, si pasojë e një aksidenti.

Policia tha se gjatë garave në pistën “Arena Karting Albania 3”, në fshatin Pjesës të Shijakut, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka humbur jetën njëri prej drejtuesve, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.