Aktualitet Aksidentoi për vdekje një këmbësor, pranga 19-vjeçarit në Durrës

Aksidentoi për vdekje një këmbësor, pranga 19-vjeçarit në Durrës

Është arrestuar në Durrës një 19-vjeçar i cili pas mesnate aksidentoi për vdekje një këmbësor. Policia thotë se teksa i riu po i jepte automjetit të tij tip “Benz” ka përplasur 50-vjeçarin i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra.

“Aksidentoi një këmbësor, me pasojë vdekjen, arrestohet në flagrancë 19-vjeçari. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Rreth mesnatës, në lagjen nr. 17, automjeti tip “Benz” që drejtohej nga 19-vjeçari, ka përplasur shtetasin I. D., rreth 50 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.