Extra Aktorja më e paguar e vitit, Emma Stone rrëzom nga froni Jennifer...

Aktorja më e paguar e vitit, Emma Stone rrëzom nga froni Jennifer Lawrence

Emma Stone ka rrëzuar nga froni Jennifer Lawrence dhe është shpallur aktorja më të paguar e Hollywood.

Fituesja e çmimit Oskar me filmin La La Land ka zënë vendin e parë në listën e Forbes si aktorja më e pagur në botë me një shumë të pabesueshme prej 26 milionë dollarë gjatë një periudhe 12-mujore nga qershori 2016 deri në qershor 2017.

Shumicën e këtyre të ardhurave ajo e ka fituar falë suksesi të muzikalit La La Land, i cili ka arritur 445 milionë fitime në mbarë botën.

Emma në listën e Forbes ndiqet nga Jennifer Lawrence me 24 mln dollarë, e cila vitin e kalur ka qenë në vendin e parë.