Aktualitet Akuzoi të atin për abuzim seksual, adoleshentja tërheq denoncimin: E bëra se...

Akuzoi të atin për abuzim seksual, adoleshentja tërheq denoncimin: E bëra se më gjeti disa biseda në celular

Adoleshentja nga Kavaja që akuzoi babain e saj se e abuzonte seksualisht prej katër vitesh, ka tërhequr denoncimin.

Mësohet se vajza është shprehur se denoncimin e bëri pasi i ati i gjeti disa biseda në telefon.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”, ka thënë ajo.

Gjykata e Durrësit, pak më herët, caktoi masën e sigurisë me burg për 48-vjeçarin Bledar Rako, nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Gjatë seancws sw sotme, fillimisht Bledar Rako u mbrojt me avokat të caktuar nga shteti, por më pas seanca u ndërpre pasi u njoftua se kanë një avokat të marë nga familja.

Gjatë seancës, 48-vjeçari i hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e një akti të tillë.

Ngjarja u denoncua para katër ditësh nga vajza 15-vjeçare, e cila i rrëfeu psikologes së shkollës se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh.