Sport “Albania Ale”, ultrasit e Lecce solidarizohen me Shqipërinë

“Albania Ale”, ultrasit e Lecce solidarizohen me Shqipërinë

Solidarizim nga të gjithë për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Nga Italia vijnë pamjet e një banderole të hapur nga ultrasit e Lecce, pranë “Villa Comunale”. Sikurse raportojnë mediat italiane, parulla ka qëndruar e hapur deri në mbrëmje dhe më pas është hequr nga policët.

Ultrasit e skuadrës italiane që garojnë në Serie A shkruajnë: “Albania Ale”, ndërkohë që ka pasur edhe organizime për të grumbulluar materiale të ndryshme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Një nga organizatorët, Antonio Suffiano, shkruan në llogarinë e tij në “Instagram”: “Ditë të mbarë Lecce, ditë të mbarë miq. Sot, sikurse ju kemi njoftuar një ditë më parë, pasi kemi bërë gati 200 kutitë e kartonëve, do të vazhdojmë me mbledhjen e materialeve të listuara më poshtë: ‘Jastekë, dyshekë, Tenda dhe jorganë kampingu’”.