Extra Albi Nako flet për marrëdhënien me Alba Hoxhën

Albi Nako flet për marrëdhënien me Alba Hoxhën

Pasi deklaroi hapur divorcin me Klaudia Pepën në vitin 2017, koreografi Albi Nako u pa pranë balerinës Alba Hoxha. Një koment i Nakos te fotoja e Albës në Instagram, bëri që të shtoheshin zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.

Ndërkohë, gjatë periudhës që shtypi e bëri fakt të kryer lidhjen e balerinëve, Alba u bë balerinë e parë e trupës së “Klan” dhe njëkohësisht krahu i djathtë i Nakos, por vetë ata nuk kanë pranuar asnjëherë të flasin për marrëdhënien mes tyre. Ndërkohë, pak ditë më parë, Albi ishte në Zyrih, në “Alba Fest”, ku u vu re mungesa Albës, e cila ka qenë shpesh pjesë e klipeve të këngëtares Elvana Gjata.
Kjo gjë shtoi dyshimet dhe në rrjetet sociale u bë viral lajmi se janë ndarë. Por sot, i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, koreografi Albi Nako tha se mes tyre ka pasur gjithnjë një raport korrekt profesional dhe miqësor, ndërkohë që mohoi lajmin se prindërit e tij mund t’i kenë ndërhyrë në jetën private. Ai shtoi se kanë zgjedhur të dy bashkë të heqin njëri-tjetrin nga Instagrami për të mos i marrë fansat njëri-tjetrit.

“Mes nesh ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional, miqësor dhe ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në rrjetin social Instagram. Megjithatë ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit. Por më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njëlloj. Nuk dua që në këtë takim të sotëm për hir të Akademisë të marrë vëmendjen pjesa me Albën. Alba do të angazhohet edhe në Akademi”, tha Nako