Politika Albin Kurti, vizitë zyrtare në Tiranë ditën e martë

Albin Kurti, vizitë zyrtare në Tiranë ditën e martë

Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, do të kryejë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e martë, në 11 shkurt.

Gjatë vizitës, mësohet se Kurti do të ketë takime me krerët më të lartë të shtetit.

Kjo vizitë, është e para e Albin Kurtit si Kryeministër i Kosovës që prej marrjes së detyrës.