Bota “Aleanca është e gatshme të mbrojë”/ Sekretari i NATO-s: Do të garantojmë...

“Aleanca është e gatshme të mbrojë”/ Sekretari i NATO-s: Do të garantojmë sigurinë sanitare

“Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të papriturat”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“I impresionuar nga qëndrueshmëria e aleatit tonë, Italisë në trajtimin e COVID19. NATO qëndron me Italinë. Ne do të diskutojmë hapat e ardhshëm në takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s në prill”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Në një intervistë për “Repubblica”, Stoltenberg tha se “përballë fatkeqësive natyrore, lidhja midis civilëve dhe forcave të armatosura bëhet edhe më e rëndësishme. Përgëzime Italisë”.

Më tej, Sekretari i Përgjithshëm deklaroi: “Aleanca është e gatshme të mbrojë dhe të reagojë.”