Extra Aleksander Gjoka prej 19 vjetësh larg familjes së tij, e vërteta e...

Aleksander Gjoka prej 19 vjetësh larg familjes së tij, e vërteta e martesës së tij

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka para katër vitesh u bë gjysh për herë të parë pasi djali i tij 28-vjeçar Rei që jeton në Itali, u bë baba i një vajze nga bashkëjetesa me të dashurën italiane.Në vitin 2013 Sandri u bë gjysh për herë të parë dhe lajmin e morri me telefon.

Sipas një artikulli të revistës “Story”, Gjoka jeton larg familjes që prej vitit 1998 kur bashkëshortja e tij Merita së bashku me djali e vajzën vendosën të jetojnë në Itali. Sipas “Story”, këngëtari nuk iu bashkua familjes pasi nuk e gjen veten atje si artist.

Gjoka tashmë jeton i vetëm në Tiranë, ndërkaq e shoqja erdhi ta takonte për festat e ndërrimit të viteve. Muzikanti postoi në “Facebook” një foto me të shoqen duke shënuar “Me jetën time”, ku mori shumë komplimente nga miqtë e tyre.