Mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Opinion” është prezantuesja Alketa Vejsiu. Ajo prezantoi në natën e tretë të Sanremos në krahë të Amadeus duke patur shumë komente dhe reagime.
Blendi Fevziu: Të të kërkoj dhe unë një nder që në fillim të mos flasësh më shpejt se unë të lutem…shquhen vet për të folur shpejt…
Alketa Vejsiu: Nuk do bëjmë garë…
Blendi Fevziu: Kështu që nuk do të bëjmë garë….
Blendi Fevziu: Alketa ne kemi listuar se çdo gjë që ndodh në Shqipëri, pjesën e kritikave që kanë ardhur do ti identifikojmë të gjitha kritikat edhe pse me një pjesë të madhe të tyre unë nuk jam dakord por gjithsesi do ti shohim, njëkohësisht kemi marrë dhe titujt pozitiv të shtypit italian…Për të vendosur një lloj balance, nuk e di porsa se të nis me kritikat do t’iu pyes si arritët të shkonit në Sanremo sepse edhe këtu ka shumë kritika ose komente që kanë ardhur?
Alketa Vejsiu: Unë jam shumë e gëzuar që jam para publikut shqiptar dhe para mediave shqiptare…
Blendi Fevziu: E lëmë këtë gëzimin…
Alketa Vejsiu: Dhe jam veshur sot ashtu siç isha e veshur në konferencën e shtypit përpara gjithë mediave italiane për supersticion se aty në fakt më mori mbarë…
Blendi Fevziu: Je supersticioze?
Alketa Vejsiu: Jam natyre supersticioze dhe aty më mori mbarë gjithë historia e Sanremos, e mora atë që i dhashë italianëve edhe mund ta tregoj historinë time, është histori shumë interesante është ëndrra ime personale dhe unë shkova atje si Alketa që kishte një ëndërr… Unë pashë një ëndërr tre vit më parë në anën tjetër të botës në Hauai dhe u zgjova në mëngjes dhe i thashë bashkëshortit tim kam parë në ëndërr se kjo duket gati-gati në kufijtë e të pabesueshmes… Maria de Filipi del në ëndrrën time dhe më thotë “çfarë bën ti në Shqipëri, ti duhet të vish në Itali se në një si ty nuk e kemi”. Dhe unë e kam mbajtur këtë të fshehtë me veten time …Kisha merak se mos nuk bëhej Sanremo do të dukej qesharake gjithë historia.
Blendi Fevziu: Do të dukej shenjë delirancë gjë që s’është e rrallë në këtë vend
Alketa Vejsiu: Delirancë mbase s’do dukej se ëndrrat si kemi për fat në dorë, por vijnë na iluminojnë.
Blendi Fevziu: Kur e rrëfen njerëzit nuk e besojnë as ëndrrën…
Alketa Vejsiu: Prandaj është interesante se kjo historia është film… I them bashkëshortit tim kam parë një ëndërr shumë interesante dhe ai më thotë, unë kur të kam njohur 20 vjeç mbaj mend që ti kishe ëndërr të shkoje tek “Amici” pse e le përgjysmë këtë ëndërr, duhet t’i rikthehesh sepse ke fuqinë për ta bërë duhet ta besosh. Unë e mora seriozisht këtë mbështetje dhe shkruajta menjëherë email-in e parë të cilin e nisa në disa vende përfshirë Maria De Filipin që më la shumë muaj në pritje për një takim, nuk ndodhi asnjëherë ky takim për shumë arsye.
Blendi Fevziu: Në shtyp u tha që ju që vitin e kaluar patët një shpresë së shkonit në Sanremo
Alketa Vejsiu: Po është e vërtetë…Unë dërgova një monolog që vitin e kaluar ku thashë a ka shanse që unë të bëj diçka në Itali sepse është një ëndërr e vjetër fëmijërisë dhe mundet ta bëj edhe në Itali atë që bëj në Shqipëri, nëse nuk ka atëherë më mirë të mos vetlëndohem pasi jam shumë mirë në vendin tim dhe dua ta di ka apo s’ka probabilitet …Përgjigja ishte që Italia është një treg i vështir në një moment më tha pse ti duhet të vish këtu dhe unë thashë se kam një monolog që mund ta propozoj në Sanremo meqë është një moment shumë delikat tani në Itali për mikpritjen nga emigracioni. Po mirë tha realizo një demo video dhe ma dërgo… Dhe unë zgjodha një monolog të regjistruar në Klan përpara fillimit të Dance With Me vitin e kaluar. E shohin autorët, aprovohet monologu dhe 10 ditë përpara Sanremos
Blendi Fevziu: U aprovua për Sanremo e vitit të kaluar?
Alketa Vejsiu: Po vitin e kaluar dhe për shkak të polemikës që ndodhi për emigracionin qoftë ju kujtohet u mbyt një anije nga Afrika në Itali…
Blendi Fevziu: Po, po, u kthye në debat politik dhe në Sanremo u trembën nga kjo dhe…
Alketa Vejsiu: 10-15 ditë pas ditëlindjes time më thanë që ishte e pamundur të impononin një temë delikate. Linte të kuptohet që kishte të bënte me eksodin e shqiptarëve, kështu që më thonë që është e pamundur. Dhe unë përreth një muaj për të qenë njerëzore dhe e vërtetë për dy tre orë më dilnin ca lot dhe e quajta një dështim një humbje thashë nuk ja dola dot mblodha mendjen. Dhe më pas pasi kaloi muaji i parë thashë unë do të bëj një gjë tjetër do ta sjellë Italinë në Shqipëri duke sjellë personazhet e njohur si për ti konfirmuar vetes që ne mund të mos shkojmë atje por ata mund të vijnë këtu dhe jemi të barabartë pasi bota po bëhet më e madheshe më globale.
Blendi Fevziu: Jeni akuzuar se keni përdorur festivalin e këngës për të dhënë një lloj manifestimi personal tuajin?
Alketa Vejsiu: Shiko, unë mendoj që çdo njeri që e ka bërë festivalin e RTSH-së e ka bërë në mënyrën e tij, kjo mbase ishte mënyra ime. Mënyra ime për ta bërë ishte që të kërceja, të këndoja të prezantoja atë që kam bërë gjithë jetën e kam thënë që fëmijë me zë dhe më figurë që ëndrra ime është të bëhem showgirl…Kjo ishte mënyra ime për ta bërë.
Blendi Fevziu: Ju pyeta për diçka tjetër për përdorimin e festivalit, kjo ishte një kritikë…
Alketa Vejsiu: Po ku e përdora unë festivalin e madh
Blendi Fevziu: Për t’i treguar më shumë Italisë po e quaj veten tënde …prezantimin tënd sesa në përgjithësi prezantimin e këngës sepse është festivali i këngës nuk është festivali i prezantuesve.
Alketa Vejsiu: Unë mendoj që këngët kishin përfaqësuesit e vet nga muzikantë të shkëlqyer, kishte një kast shumë të mirë artistësh këtë vit. Po pse i solla personazhet italianë? I solla sepse e kam menduar gjithmonë festivalin e madh si një festival homolog të Sanremos. 12 vjet më i ri që ka lindur pas traditës italiane.
Blendi Fevziu: Ju i sollët dhe në Klan, Paola Perego ka qenë në Klan kështu që nuk ka të bëjë…Filluan të vijnë personazhe italianë, përse për çfarë i sillnit?
Alketa Vejsiu: Unë jam vetë shumë italo-file si natyrë, shoh shumë televizionet italiane, shoh shumë edhe televizionin amerikan, por jam e ndikuar nga mënyra si italianët bëjnë televizion dhe meqë këtë vit mu besua drejtimi artistik dhe prezantimi ishte mënyra ime dhe këndvështrimi im i të parit të festivalit dhe më pëlqeu shumë që fituesi i Sanremos vinin këtu dhe Ermal Meta kishte fituar në Itali…
Blendi Fevziu: Si u kthyet sërish në Sanremo, kur mendonit që e kishit humbur si ëndërr?
Alketa Vejsiu: Këtu ka ndodhur gjëja më e bukur. Unë thashë do të bëj festivalin e Shqipërisë se prandaj e kam marrë përsipër sepse Italia ka qenë gjatë gjithë kohës një ëndërr për të cilën është punuar, nuk është se ka qenë një ëndërr që e kam parë më sy mbyllur është një ëndërr për të cilën kam punuar me sy hapur…
Blendi Fevziu: Edhe keni paguar?
Alketa Vejsiu: Jo më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë
Blendi Fevziu: Jo, këto kompanitë e PR po flas?
Alketa Vejsiu: Cila kompani PR …?
Blendi Fevziu: Po flas ato në Itali…
Alketa Vejsiu: S’kam paguar absolutisht asgjë…menaxherët marrin komision për punën që t’i merr, por ende nuk kam hyrë në këtë sistem. Unë jam në momentin e promovimit. Më duhej një trampolinë që të tregoja që e bëj mirë këtë punë. E bëra sepse Sanremo ka qenë ëndrra ime nuk e bëra sepse pretendoj të fitoj një kontratë pune sepse jam në Tv Klan me 3 produksione këtë vit shumë e lumtur.
Blendi: Si shkuat në Sanremo, ju paralajmëruat diçka në rrjete sociale duke thënë diçka po ndodh… Çfarë prisnit?
Alketa Vejsiu: Intuitivisht kisha besimin se do të ndodhte Sanremo dhe 3 minutat e mia i kisha thuajse në xhep, e dija që për diçka po punohej… 3 minuta, po ato 3 minuta vlejnë sa një jetë e tërë, sa 20 vite punë që kam bërë në Shqipëri dhe për mua ishin shumë të rëndësishëm një vitrinë e jashtëzakonshme… Duke ikur në Kosovë për të bërë provën e fustanit sepse unë dua të jem gjithnjë gati kur më vijnë gjërat shikoj që në Intagram vijnë mesazhe urimi ‘urime për Sanremon’, ja dole të jesh në Sanremo, mendova diçka ka ndodhur…Shoh konferencën për shtyp të Amadeusit që nuk e dija fare që ishte live …
Blendi Fevziu: Kishe idenë që do të shkoje për monologun, po jo për të prezantuar
Alketa Vejsiu: Fare…dhe ndaloj makinën isha afër Morinës valë nuk kishte dhe bëj një të qarë të ekzaltuar. Ishte një gëzim nuk e di fluturoja …Lotët e lumturisë të kemi sa më shumë në jetë
Blendi Fevziu: Përse të kishin përzgjedhur?
Alketa Vejsiu: Ky vit ishte i grave në Sanremo
Blendi Fevziu: Po bota e ka si e përdor gruan, bota e ka debatin për gruan si e përdor, pra i jep përgjegjësi gruas nuk e përdor si valettë
Alketa Vejsiu: Unë nuk mendoj se asnjëra nga ne ishte valettë
Blendi Fevziu: Nuk e kam për ju e kam me pjesën më të madhe të prezantueseve…bashkëprezantuesja juaj njëherë në natën e tretë në mënyrë absolute, po për mendimin tim personal.
Alketa Vejsiu: Status është dhe ai të jesh gruaja e burrit më të suksesshëm, më të ndjekur dhe një gjeniu siç është Cristiano Ronaldo.
Blendi Fevziu: E morët vesh se për çfarë ishin përzgjedhur
Alketa Vejsiu: Unë isha përzgjedhur për aftësinë time…
Blendi Fevziu: Argumentimi…
Alketa Vejsiu: Nata e tretë ku unë isha pjesë, ishte nata ndërkombëtare …ishim dy vajza të huaja.
Blendi Fevziu: Për pjesëmarrjen në Sanremo ka ndikuar Edi Rama në shkuarjen tuaj në Sanremo?
Alketa Vejsiu: Shiko, Edi Rama dhe gjithë ish-kryeministrat do kishin bërë shumë mirë sikur t’ia kishin lehtësuar pak rrugën njerëzve të talentuar të këtij vendi që të afirmoheshin më shpejt…se kanë as në axhendë ata që ne të gjejmë rrugët tona …më ka ndihmuar vetëm talenti im sepse talenti e gjen gjithmonë rrugën
Blendi Fevziu: Nuk ka bërë ndonjë telefonatë ndonjë gjë Rama?
Alketa Vejsiu: Absolutisht, zero, zero. Edi Rama do bëj punën që duhet të bëj për Shqipërinë por jo ëndrrat e Alketa Vejsiut se nuk më ka asnjë borxh e nuk kam çfarë të pretendoj asgjë Edi Ramës unë. Tani ishte një diskutim aty për Berluskonin, që dua të takoj Berluskonin më pyesin në një program televiziv edhe më thonë që je një personazh që ndjek nga gjithë politikanët tanë vetëm një, Berluskonin …Berluskonin i thashë e ndjek jo si politikan, por si njeriun që solli një revolucion të vërtet në televizionin komercial në itali. Njeri suksesi më frymëzojnë njerëzit e suksesit më thanë do ta takosh? Patjetër që po…kaq e mbyllur dhe kjo
Blendi Fevziu: Po me Ramën çfarë marrëdhënie ke për momentin?
Alketa Vejsiu: Atë që ke dhe ti,jam një gazetare njeri i televizionit, nëse do ta ftoj në studio do ta trajtoj absolutisht si një nga njerëzit që ka bërë histori …me thënë të drejtën kam gruan e Edi Ramës mike dhe për mua është një nga gratë më të jashtëzakonshme që frymëzon
Blendi Fevziu: E ke patur përpara apo pasi është bërë gruaja e Edi Ramës?
Alketa Vejsiu: E kam patur përpara se të njoh Edi Ramën.