Kryesore Alqi Bllako “arrest në burg” edhe për inceneratorin e Elbasanit

Alqi Bllako “arrest në burg” edhe për inceneratorin e Elbasanit

Rëndohet pozita e ish-deputetit socialist Alqi Bllako. Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të ndryshojë vendimin e shkallës së parë dhe ka caktuar masë të re sigurie arrest në burg për Bllakon.

Togat e zeza kanë pranuar kërkesën e SPAK që firmosi urdhërarrest të dytë për inceneratorin e Elbasanit. Sipas SPAK, Alqi Bllako ka marrë raportin e shpalljes së Emergjencës mjedisore nga Bashkia e Elbasanit dhe ia ka dërguar me postën elektrike private Mirel Mërtirit, i cili një ditë më pas ia ka dërguar Klodian Zotos.

Këto e-maile sipas prokurorisë vërtetojnë se ish-deputeti ka shpërdoruar detyrën.

Bllako më herët ka qenë i arrestuar më herët për çështjen e inceneratorit të Fierit.