Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Cutillo, tha të martën se kriza politike që ka mbërthyer vendin frenon ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri.
Në një prononcim për gazetarët, Cutillo tha se po ashtu, kjo krizë mund të ketë efekt negativ edhe në hapjen e pritshme të negociatave për anëtarësim në BE.
“Sigurisht që mund të ketë një efekt politik negativ, por gjithsesi vendimi që do të merret Italia shpreson që jetë pozitiv.”
Më tej, një thirrje për dialog.
“Unë shpresoj që Shqipëria të respektojë këto dy afate kohore apo momente shumë të rëndësishme që do të jenë në muajin Qershor, sepse që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë të pranosh kushtet e vendosura nga opozita, por kjo do të thotë që t’i të japësh mundësinë për të trajtuar problemet që ka ngritur opozita, sikundër janë korrupsionet elektorale dhe trajtimi i këtyre plagëve sigurisht që do të jetë në interes të vendit.”