Kryesore A ndikoi lobimi i PD në SHBA për ambasadoren e re? Palmer:...

A ndikoi lobimi i PD në SHBA për ambasadoren e re? Palmer: Çështje në hetim

A ndikoi lobimi i PD në mosemërimin e Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri?

Sipas zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer ajo është ende kandidate.

“Senati amerikan nuk është se e ka rrëzuar emërimin e saj”, tha ai. “Shpresoj të kemi një emër së shpejti”.

“Lobimi është normal ose legjitim përsa kohë është brenda rregullave, transparent dhe i qartë. Është një çështje në hetim dhe nuk mund të jap detaje në lidhje me të”, shtoi Palmer.

Matthew Palmer

Palmer ndodhet që dje në Tiranë.

Ai do të takohet sot me kreun e PD, Lulzim Basha në orën 13:45.

Pas një ore, zyrtari i lartë i DASH do të takohet me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Ndërsa më vonë do të takohet edhe me Presidentin Ilir Meta. Konkretisht në orën 17:30

Ai do të zhvillojë një tur ballkanik me synimin e rikthimit të stabilitetit politik në Ballkan.