Politika Ambasadorja Kim takon anëtarët e KLGJ: Mbështesin një sistem drejtësie të paanshëm

Ambasadorja Kim takon anëtarët e KLGJ: Mbështesin një sistem drejtësie të paanshëm

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim zhvilloi një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor ku i përgëzoi ata në përpjekjet e tyre për të përmirësuar administrimin e gjyqësorit dhe gjykatave.

Ambasadorja theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim i dorëzoi Letrat Kredenciale presidentit Ilir Meta më 27 janar dhe prej asaj ditë ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë.