Politika Ambasadorja shqiptare në SHBA, pozitive me Covid

Ambasadorja shqiptare në SHBA, pozitive me Covid

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e jep vetë ambasadorja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte pozitiv”, shkruan ambasadorja.

Faber thotë se ka qenë në Shqipëri për dita ditë dhe ka zhvilluar disa takime pune me zyrtarë, kolegë të saj dhe të afërm të cilët nuk i njofton dot një për një.

“Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, shkruan Faber.

Ambasadorja bën thirrje që të maskat të mos hiqen për asnjë moment.

Javën e shkuar ambasadorja Faber shoqëroi Ndihmës-sekretaren për Çështje të Arsimit dhe Kulturës në Departamentin e Shtetit Amerikan, Marie Royce, në Shqipëri. Kjo e fundit pati takime të rëndësishme, mes të cilave me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministren e Kulturës Elva Margariti,

Faber, e cila pati takuar në këtë vizitë edhe Ambasadoren Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ishte krah zyrtares së Departamentit Amerikan të Shtetit edhe në ceremoninë e nderimit të saj me titullin “Doctor Honoris Causa” në Universitetin e Tiranës.